Pritet masa e sigurisë për Imamët Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
15 të arrestuarit të mërkurën në Kosovë, mes të cilëve edhe 12 imamë, po qëndrojnë prej 48 orësh me masën ndalim policor, teksa pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë. Të prangosurit e dyshuar për veprimtari radikale, gjatë këtyre ditëve janë marrë në pyetje.Gjykata Themelore dhe Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, deri më tani nuk ka arritur që të dalë me një vendim për lirimin ose vazhdimin e masën e së paraburgimit.Prokuroria ka kërkuar që ndaj tyre të caktohet masa e sigurisë e paraburgimit për një muaj, pasi ata dyshohen për cenim të sigurisë dhe rendit kushtetues në Kosovë.Avokati i njërit prej imamëve të arrestuar, Enis Ramës ka thënë se nuk ka asnjë fakt për këtë akuzë.Aksioni i së mërkurës në Kosovë erdhi në vazhdën e përpjekjeve të autoriteteve për të penguar përhapjen e veprimtarive ekstremiste.Më herët, në gusht, u arrestuan edhe mbi 40 persona të tjerë, që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në Siri e Irak, në radhët e ISIS dhe Al Nusrës.

Share This Video


Download

  
Report form