Masa e sigurisë për grabitësit e bankës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës la në burg të rinjtë e arrestuar për grabitjen e 8.5 milion lekeve te vjetra ne një banke te nivelit te dyte në rrugën e Kavajës 1 javë më parë. Tre 19-vjecçrët Kristi Sulollari, Rei Cenolli dhe Kristi Kajo shprehën pendesë për veprimin e tyre. Në masën e sigurisë ata thanë se grabitja nuk është bërë me armë, por me pistoletë çakmak ndërkohë që veprimi i tyre erdhi si pasojë e papunësisë. Zbardhja e ngjarjes nga të dhënat e uniformave blu u bë për shkak të makinës, me të cilën lëviznin grabitësit. Kristi Sulollari, i cili punonte si kamarier solli me një makinë tip Toyota të rinjtë vetëm disa metra larg bankës, ndërkohë që i mori ata me të njëjtin automjet pas grabitjes. Identifikimi i dy grabitësve Cenolli dhe Kajo u bë nga ngjashmëritë fizike, ndërkohë që të rinjtë janë regjistruar nga kamerat e disa bizneseve në rrugicat që lidhin rrugën e Kavajës me Myslym Shyrin, e deri kur do hipin në të njëjtin automjet. Policia arrestoi Kristi Sulollarin në vendin e tij të punës, Kristi Kajon në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën ?Irfan Tomini?, ndërsa Rei Cenollin në Voskopojë, në shtëpinë e xhaxhait të tij. Të rinjve iu gjet shuma prej 6.879.000 lekë të vjetra, 3 aparate celulare, një kapele e përdorur në ngjarje si dhe mjeti Toyota Yaris që u përdor në grabitje.

Share This Video


Download

  
Report form