Masa e sigurisë për të arrestuarit e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur sot te lere ne burg te gjashte te pandehur te arrestuar ne Shqipëri si pjese e një grupi qe te trafikonte lende narkotike me avion drejt Italisë. Para gjykatës kane dale sot oficeri i policisë Vladimir Zanaj, si dhe pese te arrestuarit e tjerë Fadil dhe Igli Shanaj, Niko e Fatos Bruhamaj si dhe Sokol Lamaj. Por nga te gjashte te pandehurit vetëm ish-efektivi Zanaj kishte marre mbrojtës, ndërsa te akuzuarit e tjerë kërkuan avokat kryesisht. Mësohet se asnjë nga te pandehurit nuk e ka pranuar përfshirjen ne trafik. Avokati Arben Prifti, i cili ka mbrojtur ne këtë seance Zanajn tha para gjykatës se ndaj tij nuk ka prova, ndërsa ai përgjim qe aludon prokuroria nuk ka lidhje me ngjarjen. Ndërkohe ne ambientet e Gjykatës se Krimeve te Renda ndodhej edhe mjeti, me te cilin ishte eksportuar sasi e drogës per ne avionin sportiv qe u kap ne Itali. Operacioni u zhvillua tre dite me pare paralelisht ne dy vendet, ndërsa ne pranga te policisë ranë 14 persona si dhe u kap nje sasi prej 140 kg lende narkotike.

Share This Video


Download

  
Report form