http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë nga riatdhesimi i çiftit shqiptar, të cilët dyshoheshin nga autoritete italiane si propagandues të luftës së shtetit Islamik, Adrian dhe Jasmina Kollçaku mohojnë këtë gjë. Burime pranë policisë thanë se pas mbërritjes së tyre në portin e Durrësit çifti Kollçaku u mor në pyetje nga efektivë të antiterrorit. Ata mohuan kategorikisht akuzat e drejtësisë Italiane ndërkohë që sipas tyre prania në shetit fqinj nuk ishte për të propaganduar terrorizmin. Pas marrjes në pyetje Adrian dhe Jasmina Kollçaku u lanë të lirë.Prej më shumë se një viti çifti shqiptar ishte nën mbikëqyrjen speciale të Kuesturës së Peruxhias. Hetimet vërtetuan se pozita e çiftit shqiptar shfaqej përherë e me shumë radikale ndaj sjelljeve e zakoneve perëndimore. Sipas hetuesve italianë aktivitetin propagandues ndaj xhihadit, çifti shqiptar e kryente jo aq nën internet se sa në takime e mbledhje private që në aparencë ngjanin me vizita mes të njohurish. 32-vjecari Adrian Kollçaku prej kohesh ishte nën shënjestrën e antiterrorit të policisë italiane e konsiderohej një element i rrezikshëm por që deri me tani nuk ishte parë e arsyeshme ndërhyrja e forcave të rendit. Për riatdhesimin e çiftit shqiptar Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano reagoi në rrjetin social Twitter. Alfano shkruan se aksioni i parandalimit të terrorrizmit vazhdon, ndërkohë që nga dhjetori e deri më tani, ka shkuar në 45 numri i personave të cilët janë larguar nga Italia, pas dyshimeve se kanë qenë të përfshirë me ISIS.