http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia italiane zbuloi një rrjet të fortë të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Brazili drejt Europës ku ishte i perfshire edhe nje shtetas shqiptar.Operacioni i zhvilluar në portin e La Spezia-s, bëri të mundur sekuestrimin e 333 kg kokainë.Lënda narkotike ishte ndarë në 300 pako dhe e futur në blloqe te medha graniti brenda ne kontenier.Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet të jetë mbi 100 milion Euro.Eefektivet gjate operacionit te koduar ?Samba 2020? ndoqen ngarkesen qe pas zbritjes ne La Spezia deri ne nje magazine aty afer në Massa Carrara janë arrestuar katër përgjegjës për ngarkesen e madhe të drogës, një kroat, një shqiptar, një brazilian dhe një italian.Shqiptari i arrestuar kishte inicilet P.B.L por nuk eshte saktesuar roli i tij në këtë grup të madh që sillte në Itali ngarkesa të mëdha me drogë nga Brazili.