http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë shtetas shqiptar nuk është prekur nga atentatet terroriste qe goditen ketë te martë kryeqendrën evropiane te Brukselit. Ministria e Jashtme dhe ambasada jone ne kryeqytetin belg, ka vendosur ne dispozicion edhe nje numër telefoni per t?i ardhur ne ndihme çdo qytetari shqiptar qe mund të jete prekur ose qe ndodhet ne vështirësi. Dëshmitar i rastësishëm i sulmeve ishte edhe deputeti socialist Taulant Balla, i cili ndodhet ne Bruksel. Ne një status ne facebook, vetë Balla i ka përshkruar kështu ngjarjet.?Brukseli nen sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva ne stacionin e metrose Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund te ishin fatale. Edhe aty shpërthim. Duhet me shume force për te goditur terrorizmin. Janë te pabese.?Tirana zyrtare ka dënuar me force sulmet terroriste qe goditen Brukselin, duke shprehur solidaritet per qeverinë dhe popullin belg ne këto momente te vështira. Kreut i kuvendit Ilir Meta reagoi menjëherë pas akteve të përgjakshme.?Ne jemi në solidaritet të plotë me Belgjikën dhe me të gjithë qytetarët e Brukselit. Terrorizmi nuk ka vend në Evropë. Shqipëria është përkrah partnerëve tanë euro-atlantikë për të çrrënjosur celulat terroriste. Sulmi ndaj Brukselit, është sulm ndaj gjithë Evropës dhe njerëzimit. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Ne jemi të vendosur së bashku të mbrojmë vlerat demokratike që na bashkojnë.?Edhe ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar per ngjarjen, përmes nje statusi ne faqen e saj ne Facebook, duke shprehur solidaritet per qeverinë dhe popullin belg.