Manastirliu: 600 të lënduar nga tërmeti janë në spitale - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-12-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga spitali rajonal i Durrësit tha se po marrin shërbim nga 176 qytetarë në këtë spital, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.?Kemi përforcuar ekipet e urgjencës, këtu në Durrës sapo kanë mbërritur ekipet e urgjencës nga Shkodra për të ndihmuar për përballimin e situatës. Në spitalet e Tirabës, Durrësit, Krujës, Kurbinit dhe Lezhës kanë marrë shërbim mbi 600 të lënduar si pasojë e tërmetit?, tha Manastirliu.Janë marrë masa për furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore dhe ekipi i urgjencës po organizon shërbimin në territor. Janë mbi 500 thirrje të përballuara nga Urgjenca Kombëtare, e cila ka kryer 120 misione me autoambulancë. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë në spitale.

Share This Video


Download

  
Report form