31 të vdekur, mbi 20 të zhdukur dhe më shumë se 650 të plagosur është bilanci i tërmetit katastrofal që goditi dje Shqipërinë. Ekipe të shumta shpëtimi nga Shqipëria dhe shtete tjera po bëjnë përpjekje maksimale për nxjerrjen nga gërmadhat të ndonjë personi që mund t?i kenë mbijetuar tërmetit. Familje të shumta ndërkohë kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Ato fillimisht po strehohen në tenda ku edhe po marrin ndihma në ushqime ndërsa pas evidentimit të dëmeve pritet të sistemohen në hotele.