29 viktima dhe mbi 1 mije te plagosur nga termeti ne Turqi

RTV KLAN 2020-01-25

Views 1

Këto janë momentet tërmeti i fuqishëm me mangitudë 6.8, goditi mbrëmë në orën 20:55 minuta me orën lokale, provincën e Elazigut, në lindje të Turqisë, duke shkaktuar viktima, të plagosur e dëme të shumta.

29 persona kanë mbetur të vdekur nën rrënojat e disa ndërtesave të shembura, ndërsa 1030 të tjerë u plagosën. Të paktën 40 prej tyre po luftojnë me vdekjen në spitale.

Nën pirgjet e betonit ka shenja jete. Mediat turke publikuan disa thirrje telefonike për ndihmë të të mbijetuarve. 43 persona janë nxjerrë të gjallë. Ekipet e emergjencës po vazhdojnë të punojnë pa ndërprerje, në një luftë me kohën, për të shpëtuar rreth 17 persona që mësohet se janë ende nën rrënoja.

Një grua u shpëtua pas 13 orësh, pasi kishte telefonuar të afërmit e saj dhe u kishte treguar ekzaktësisht vendin se ku kishte ngecur. Një djalë 12-vjeçar u nxor gjithashtu nga një ndërtesë e përmbysur, por vdiq më vonë në spital.

Pamjet që vijnë nga mediat turke tregojnë nivelin e shkatërrimit të disa qendrave të banuara përreth epiqendrës. Banorëve u është bërë thirrje të mos hyjnë në shtëpitë e dëmtuara për të shmangur rrezikun. Të frikësuar, mijëra prej tyre e kaluan natën jashtë, në temperatura të ulëta.

Sizmologët thanë se pas goditjes së fuqishme, ndodhën rreth 200 pas lëkundje, 2 prej te cilave me magnitudë 5.3 dhe një tjetër 5.1.

Tërmeti shkatërrues u paralajmërua nga sizmologu grek Gerasimos Huliaras. 12 orë përpara, ai shkruante në Twitter se 86.7 përqind, vendi rrezikohej nga një lëkundje më e fortë se 5.6 e shkallës Rihter që goditi Stambollin Shtatorin e kaluar.

Presidenti Erdogan anuloi axhendën e tij dhe shkoi në provincën e Elazigut për të parë nga afër dëmet, ndërsa shtetet fqinje dhe mjaft vende të tjera janë ofruar për të ndihmuar në kapërcimin e situatës.

Share This Video


Download

  
Report form