Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mëngjesi pas Krishtlindjeve u ka sjellë fëmijëve të hospitalizuar në pavionin e onkohematologjisë në Pediatri, dhurata dhe momente gazmore me trupën e Cirkut Kombëtar. E pranishme në këtë aktivitet, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vlerësoi përpjekjen e institucionit për ta sjellë festën edhe pranë fëmijëve të cilët nuk gjenden në shtëpi.
Manastirliu: Fëmijëve që janë të hospitalizuar të mos i mungojë atmosfera. Ata duhet të ishin praktikisht pranë të afërmve të tyre.
Godo: Falënderoj vërtetë ministren Manastirliu, ministren Kumbaro, Cirkun e Tiranës sollën sot atë që ky pavion ka shumë nevojë, sollën gëzim.
Ndërkohë Ministrja siguroi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar fluksin e pacientëve gjatë festave të fundvitit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/manastirliu-jane-marre-te-gjitha-masat-ne-spitale-fluksin-e-fundvitit