http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Organizata Botërore e Shëndetësisë përzgjedh Tiranën si qytetin me politikat me te mira mjedisore. Erion Veliaj i pranishëm ne konferencën e Gjenevës ?Zvogëlimi i ndotjes së ajrit - përmirësimi i shëndetit të fëmijëve", tha se kryeqytetit shqiptar ka bërë një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me tre vite më parë.Jam sot krenar që Tirana është përzgjedhur si një nga qytetet që ka avancuar më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit, pastërtisë. Kur mendoj si e filluam tre vite më parë, nuk kishim një kompani që bënte pastrimin e qytetit, kur mendoj se nuk kishim një landfill modern, kur mendoj se si sheshi ?Skënderbej? ishte pushtuar nga makinat, Pazari i Ri me makina, Parku i Liqenit i shpartalluar, them se kemi bërë shumë punë, por ende mbetet shumë punë për të bërë?Veliaj theksoi se prioritet i bashkisë është vijimi i zbatimit te axhendes mjedisore, duke krijuar me shume hapësira te gjelbra dhe pedonale.Një nga gjërat më shqetësuese sot ishte raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila thotë se fëmijët, sidomos fëmijët e vegjël, janë ata që e vuajnë më shumë ndotjen e qyteteve. Ne jemi një qytet që nuk ka industri, nuk ka fabrika, nuk ka uzina, nuk ka oxhaqe, por ka shumë makina. Nga ky raport dalim në përfundimin se reduktimi i përdorimit të makinës për distancat e shkurtra, për të shkuar nga kafja në kafe ose nga shtëpia te furra e bukës, kur fare mirë mund të ecet në këmbë ose me biçikletë, rrit ndjeshëm cilësinë e ajrit dhe cilësinë e jetesës në Tiranë?.Gjate vizitës ne Zvicër, Veliaj u takua edhe me homologun e tij te bashkisë se Gjenevës. Te dy kryetaret shprehën gatishmërinë per te punuar se bashku ne projekte te ndryshme.