http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Harmonia fetare ne Shqipëri eshte vleresuar edhe nga Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës, Fra? Matthew Festing. Gjate nje deklarate te përbashkët per shtyp me presidentin e republikës Bujar Nishani te dy personalitetet theksuan se bashkëjetesa fetare merr nje rendësi te veçante ne sfondin e rrezikut nga terrorizmi dhe ekstremizmi me te cilin po përballen vendet tona. ?Në bisedën tonë nuk mund të mungonte dhe harmonia dhe bashkëjetesa paqësore mes komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri, si një vlerë unikale dhe shumëshekullore që jo vetëm duhet ruajtur por edhe promovuar. Vlerësuam se në kohën që jetojmë dhe kur mbarë bota e qytetëruar është e kërcënuar nga rreziku i terrorizmit ndërkombëtar, ISIS dhe konfliktet mbi baza fetare, kjo vlerë merr një rëndësi të veçantë?.Gjate vizitës ne Tirane me rastin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Maltës, princi ka zhvilluar takime edhe me kryeministrin Edi Rama e kryetarin e kuvendit Meta.