http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Do të shkoj në Shqipëri për dy arsye të rëndësishme. E para, sepse ata kanë qenë në gjendje të krijojnë një ?qeveri të unitetit kombëtar? mes myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve dhe një këshill ndërfetar që ka ndihmuar shumë dhe që është i balancuar. kjo është harmoni fetare. Gjithashtu kam menduar për historinë e Shqipërisë- e cila, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ish- komuniste- ishte e vetmja që kishte në Kushtetutë të sanksionuar ateizmin. Nëse do shkoje në një meshë, ishte jo e ligjshme. Dhe atëherë, një nga ministrat e tyre më ka thënë qe duhet të jem preciz në numër, qe u shkatërruan 1820 kisha. Kishat e tjera u kthyen në kinema dhe salla kërcimi. Pas kësaj, unë ndjeva se duhej ta vizitoja këtë vend. Ati i shenjtë do të qendroje ne Shqipëri më 21 shtator. Ai do të zhvillojë një vizitë një ditore. Kjo do të jetë vizita e pare qe kreu i Vatikanit do te beje ne Europe qe pas zgjedhjes se tij ne krye te Kishes Katolike. Ajo mbahet 21 vite pas asaj te papa gjon palit ne Shqipëri ne vitin 1993.