Agjenda e Papa Françeskut në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te pyetur nga Vizion Plus, drejtues te Kishës Katolike, tregojnë se Papa Bergolio ka porositur qe makina e cila do t?i vihet ne dispozicion nga shteti shqiptar te jete e thjeshte dhe jo e blinduar. Te dielën e 21 shtatorit, ditën kur kreu i Vatikanit viziton Tiranën, kryeqyteti do te jete nen masa te larta sigurie. Pa dashur te japin shume detaje, drejtues te Kishës Katolike ne Tirane thonë se forca te shumta policore nga Shqipëria dhe Vatikani do te vendosen atë dite ne kryeqytetin shqiptar. Per krerët e Kishës Katolike por jo vetëm, vizita e Atit te Shenjte është nje moment dhe mesazh i rëndësishëm per kishën dhe gjithë vendin. Takimin e pare ne Tirane, Ati i Shenjte do ta zhvilloje me Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe autoritete te tjera te shtetit dhe qeverise. Ne orën 11:00 do te mbahet mesha e shenjte ne sheshin ?Nene Tereza?. Me pas Papa Bergolio do te zhvilloje nje takim me drejtues te gjithë komuniteteve fetare ne Shqipëri. Ati i Shenjte do te drejtoje edhe lutjen mbrëmësore ne Katedralen e Tiranës e me pas do te takohet me 70 fëmije jetime ne qendrën ?Bethani? ne periferi te kryeqytetit. Pas një ceremonie zyrtare ne aeroportin e Rinasit, ne orën 20:00 Papa Françesku le Shqipërinë dhe niset drejt Romes. Kjo do te jete vizita e dyte e një Pape ne Shqipëri pas asaj te papa Gjon Palit te Dyte ne vitin 1993

Share This Video


Download

  
Report form