http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendra ?Betania? në fshatin Bubq të Krujës do të jetë ndalesa e fundit e Papa Françeskut pasditen e së dielës së 21 shtatorit. Ati i Shenjtë nuk do të largohet nga Shqipëria pa u përshëndetur dhe bekuar edhe me 70 fëmijët me probleme sociale që jetojnë në këtë qendër. Edhe këtu çdo gjë duket se është gati për një pritje sa më dinjitoze. Së fundmi rruga problematike prej 3 km në hyrje të fondacionit është shtruar dhe vijëzuar, ndërsa po punohet për të gjitha detajet e tjera për të cilat tregon edhe Don Françesko Guaranti. Në qendrën ?Betania? Papa Françesku do të qëndrojë për një orë dhe më pas do t?i drejtohet aeroportit të Rinasit për të fluturuar drejt Vatikanit. Ndërkohë edhe në Tiranë rregullimi i sheshit ?Nënë Tereza? për pritjen e Papa Françeskut ka përfunduar. Veç mijëra besimtarëve, të dielën në shesh pritet të jenë edhe 1 200 gazetarë të huaj, për të përcjellë vizitën e Atit të Shenjtë