Polemika per viziten e Papa Françeskut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shperthejne serish polemikat mes qeverise dhe opozites, kete rradhe per viziten historike te Papa Françeskut ne Shqiperi. Partia Demokratike nuk i ka kursyer akuzat ndaj ekzekutivit, qe sipas saj e perdori kete vizite per perfitime klienteliste. Deputeti Gerti Bogdani tha se nje kompani e vellait te Ministrit Erjon Veliaj fitoi tenderin per dekorin, por ne fakt fitimet kane shkuar ne xhepat e Rames. I menjehershem ka qene reagimi nga ana e Qeverise, e cila ka nenvizuar se keto akuza tregojne degjenerimin e opozites. Sipas ekzekutivit,PD eshte kthyer ne nje klub thashethemesh province. Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Franceskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe llogjik të opozitës sonë. Njësoj siç ka dalë kundër çdo aksioni për vendosjen e ligjit; kundër policisë për Lazaratin e Dukagjinin; kundër INUK-ut për çlirimin e pronës së përbashkët nga zaptimet e paligjshme; kundër mbylljes së fabrikave të diplomave fallco; kundër operacionit për ndalimin e kapjen e hajdutëve të energjisë; sot opozita doli kundër Qeverisë edhe për organizimin e pritjes së Papës. Është koha që opozita të dale nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend. Ku e presim krahëhapur për të debatuar për problemet reale, për sfidat reale, për zgjidhjet reale që Shqipëria kërkon pas aq shumë vitesh rrënim nën pushtetin e një partie që sot nuk di ku ka kokën, nuk di ku e shpien këmbët, nuk di çfarë i nxjerr goja. Pergatitjet per viziten e papes qe u zhvillua ne 21 shtator u kryen ne kohe rekord dhe ato i dhane nje tjeter pamje perfundimtare edhe sheshit Nene Tereza.

Share This Video


Download

  
Report form