http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka mjaftuar një kohë e shkurtër që mbretëresha Geraldinë të ndërronte djalin e saj 2 ditësh, Leka Zogun dhe që shpura e mbretit të merrte pak veten nga udhëtimi dhe fshati Zemblak i Korçës të persekutohej vazhdimisht nga regjimi i Enver Hoxhës. Fadil Kulla, është një nga pasardhësit e Gani Kullës, personalitet mjaft i njohur i asaj kohe. Ai tregon se anëtarët e fisit të tij e kanë vuajtur këtë vizitë të shkurtër të Ahmet Zogut në shtëpinë e tyre. Por nuk ka qenë vetëm familja Kulla ajo që e ka pësuar nga qëndrimi i shkurtër i mbretit në fshatin e tyre. Nevzat Mullalli ka qenë vetëm një vjec kur Mbreti Zog bëri një ndalesë të shkurtër rrugës për në Greqi, por ai dhe bashkëfshatarë të tjerë më vonë pas ardhjes së komunizmit, nuk kanë mundur dot të gëzojnë të njëjtat të drejtat si të tjerët. Shtëpia karakteristike e Gani Kullës ku Zogu qëndroi për 30 minuta, plot 75 vjet më parë, tashmë është drejt shkatërrimit, ndërkohë që banorët e këtij fshati e konsiderojnë atë si një simbol të persekutimit të tyre 50-vjeçar.