Dade për krizën në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja e arritur ne Shkup per Tiranën zyrtare është pozitive jo vetëm per Maqedoninë, por per te gjithë rajonin. Ne cilësinë e kryetares se komisionit te jashtëm, Arta Dade, e cila gjate muajve te fundit ka zhvilluar nje sere mbledhjesh per krizën ne vendin fqinj, e cilëson ketë një hap pozitiv.?Është per t?u përshëndetur rikthimi i opozitës ne Parlament sepse dihet se kur institucionet nuk funksionojnë dhe ne rastin kur njeri krah i politikes mbetet jashtë parlamentit, nuk mund te pretendohet qe institucioni me i rëndësishëm i vendit te funksionoje dhe per këtë arsye është nje zhvillim i mirëpritur, i përshëndetur nga te gjithë aktoret dhe padyshim qe krijon stabilitet ne Maqedoni, por gjithashtu edhe ne rajon sepse ne fund te fundit duke qene se fatet tona jane te përbashkëta ne Ballkanin Perëndimor ne do te dëshironim qe jo vetëm fqinjët, por te gjithe vendet qe jemi ne nje axhende evropiane te përbashkët te avanconim ne këtë axhende.?Dade sqaron edhe këndvështrimin e saj për faktorin shqiptar ne Maqedoni, pas kësaj marrëveshje.?Unë mendoj qe duhet t?i kthehemi dhe t?u rikthemi Marrëveshjes se Ohrit dhe ashtu sikurse është artikuluar edhe nga autoritetet me te larta te shtetit shqiptar; ne kërkojmë zbatimin e Marrëveshjes se Ohrit, por ndoshta ne bashkëpunim me autoritetet dhe përfaqësuesit e partive politike atje; ndoshta duhet te artikulojmë nje update te asaj çka është kërkuar ne kuadër te Marrëveshjes se Ohrit.?Por java e fundit ka qene nje jave e ngjeshur per diplomacinë shqiptare me vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel apo edhe te presidentit te Parlamentit Europian Schulz dhe per Daden veçanërisht kancelaria gjermane ka meritën per kthimin e vëmendjes se be ndaj Ballkanit Perëndimor.?Vizita e kancelares Merkel sigurisht qe e vuri Shqipërinë, por edhe vendet e tjera qe ajo vizitoi Bosnjen dhe Serbinë, ne fokus edhe te medias ndërkombëtare, duke i bere jehone kësaj vizite, por njëherazi duke tërhequr vëmendjen per përmbushjen e reformave dhe ne mënyrë te veçante, reforma ne drejtësi, e cila merr nje rendësi mjaft te madhe ne momentin aktual dhe pa te cilën, pra pa nje drejtësi te reformuar, nuk mund te pretendohet për nje avancim ne axhenden evropiane.?Sipas Dades, ritmi i integrimit te Shqipërisë ne BE dhe veçanërisht caktimi i një date per hapjen e negociatave, do te varet kryesisht nga reforma ne drejtësi, e cila prej javësh eshte kryefjala e faktorit ndërkombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form