Shtypi për krizën në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështimi i negociatave mes partive kryesore ne Maqedoni për zgjidhjen e krizës politike, komentohet si zhvillim shqetësues nga shtypi ndërkombëtar. E përjavshmja gjermane ?Der Spiegel? shkruan ne nje artikull te saj se shteti ballkanik kërcënohet nga lufta civile.?Që nga përshkallëzimi i situatës gjate aksionit te përgjakshëm policor në Kumanovë, në këtë shtet ballkanik mbizotëron kriza afatgjate. Gjatë qeverisjes se kryeministrit nacionalist te djathte Nikolla Gruevski, i cili është në pushtet që nga viti 2006, Maqedonia hyri ne situata diktatoriale dhe mafioze. Pas demonstratave të mëdha opozitare në kryeqytet, shefi i qeverisë solli në Shkup mijëra përkrahës .Pas disa përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe kundërshtareve të qeverisë po ndihet skenari i nje lufte te re civile në Ballkanin Perëndimor?.Gazeta thekson se shqiptarëve të Maqedonisë duhet t?i jepen të drejtat që kërkojnë, por deri tani zbatimi i tyre ka ngecur. Ndërsa gazeta amerikane New York Times thekson se frika e dhunës ndëretnike u rikthye me operacionin e Kumanovës, ku u përleshen grupe të armatosura të shqiptarëve dhe forcat maqedonase të sigurisë. Vendi ndodhet ne udhëkryq per shkak te problemeve te shumta.?E izoluar për shkak të problemit të emrit, e kërcënuar nga një konflikt etnik dhe e demoralizuar nga ekonomia e dobët që e bën këtë vend me shkallë më të lartë të papunësisë në Evropë, Maqedonia po qëndron në dhomën e pritjes për në Evropë. Ndërsa vendi vazhdon me pseudo reformat dhe po gënjen Brukselin me procesin e integrimeve, ky regjim eshte shndërruar ne nje demokraci te menaxhuar te stilit ballkanik. Qeveria e mahnitur nga imazhi i krijuar prej saj si viktimë e komploteve të huaja, ka krijuar në thelb një retorikë agresive nacionaliste ndaj fqinjëve të saj?.Liderët politike do te bëjnë nje tjeter përpjekje ditën e hënë kur pritet te rinisin negociatat ne kryeqytetin Shkup. Formati i bisedimeve nuk behet i ditur dhe është e paqarte, se cilët përfaqësues ndërkombëtare do te jene te pranishëm.

Share This Video


Download

  
Report form