http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klasa politike në Maqedoni duhet të marrë përgjegjësi për të zgjidhur krizën politike, në të kundërt, raportet e brishta etnike mund të përkeqësohen. Ky ka qenë apeli i Ministrit të Jashtëm Shtajnmajer gjatë fjalës së tij në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit gjerman. Numri një i diplomacisë i bëri një thirrje dhe kryeministrit maqedonas Gruevski, se vetëm me forcimin e shtetit ligjor, mund të ketë përparim të vendit në institucionet euroatlantike. Me herët, e përjavshmja gjermane ?Der Spiegel? shkruante ne nje artikull te saj se shteti ballkanik kërcënohet nga lufta civile.?Që nga përshkallëzimi i situatës gjate aksionit te përgjakshëm policor në Kumanovë, në këtë shtet ballkanik mbizotëron kriza afatgjate. Gjatë qeverisjes se kryeministrit nacionalist te djathte Nikolla Gruevski, i cili është në pushtet që nga viti 2006, Maqedonia hyri ne situata diktatoriale dhe mafioze. Pas demonstratave të mëdha opozitare në kryeqytet, shefi i qeverisë solli në Shkup mijëra përkrahës. Pas disa përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe kundërshtareve të qeverisë po ndihet skenari i nje lufte te re civile në Ballkanin Perëndimor?. Gazeta thekson se shqiptarëve të Maqedonisë duhet t?i jepen të drejtat që kërkojnë, por deri tani zbatimi i tyre ka ngecur.Ndërsa gazeta amerikane ?New York Times? thekson se frika e dhunës ndëretnike u rikthye me operacionin e Kumanovës, ku u përleshen grupe të armatosura të shqiptarëve dhe forcat maqedonase të sigurisë. Vendi ndodhet ne udhëkryq per shkak te problemeve te shumta.?E izoluar për shkak të problemit të emrit, e kërcënuar nga një konflikt etnik dhe e demoralizuar nga ekonomia e dobët që e bën këtë vend me shkallë më të lartë të papunësisë në Evropë, Maqedonia po qëndron në dhomën e pritjes për në Evropë. Ndersa vendi vazhdon me pseudo reformat dhe po gënjen Brukselin me procesin e integrimeve, ky regjim eshte shnderruar ne nje demokraci te menaxhuar te stilit ballkanik. Qeveria e mahnitur nga imazhi i krijuar prej saj si viktimë e komploteve të huaja, ka krijuar në thelb një retorikë agresive nacionaliste ndaj fqinjëve të saj?.Liderët politike do te bëjnë nje tjetër përpjekje ditën e hënë kur pritet te rinisin negociatat ne kryeqytetin Shkup. Formati i bisedimeve, nuk behet i ditur dhe është e paqarte se cilët përfaqësues ndërkombëtare do te jene te pranishëm.