http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Nga kriza ekonomike, në një krizë politike?. Kështu e përshkruan e përditshmja ?Kathimerini? situatën aktuale në Greqi, pas përçarjes së fundit në partinë më të madhe Siriza. Gazeta greke parashtron disa skenarë mes të cilëve është dhe ai i zgjedhjeve të reja parlamentare. Në shkrim thuhet se me krijimin e një fraksioni të ri brenda Sirizas, ai i grupit radikal të udhëhequr nga ish-Ministri i Financave Varufakis, por dhe kryetarja aktuale e kuvendit, ka dobësuar ndjeshëm numrat në Parlament, pasi nga 162, tashmë përllogariten 123 deputetë që mbështesin qeverinë aktuale, të cilët nuk do të mund të votonin reformat e kërkuara ekonomike. Megjithatë kryeministri Cipras ka thënë se nuk do të shkojë në zgjedhje pa zbatuar masat e para ekonomike, efektet e të cilit reflektohen në fund të tetorit.Një opsion i dytë është një koalicion i qendrës së majtë ku mund të përfshihen dhe partia River dhe Pasok, por serish mazhoranca do të ishte e dobët, pasi në total numri i deputeteve shkon në 153, nga 151 vota që nevojiten për të votuar reformat. Opsioni i tretë, shkruan Kathimerini është ai i një qeverie teknokratësh me qëllim të veçante. Kjo qeveri mund të drejtojë vendin deri në zbatimin e masave shtrënguese për të cilat Cipras arriti një pakt në Bruksel në këmbim të një borxhi prej 86 miliardë euros.Pas refuzimit qe 39 deputete i bene programit antikrize, Cipras riformatoi qeverinë, duke ?përjashtuar? ministrat qe votuan kundër. Keta te fundit përflitet se kane krijuar nje fraksion brenda partisë dhe mund të shpallin dhe një parti te re. Por ndërsa mediat artikulojnë skenarët, të hënën rihapen sërish bankat. Megjithatë kufizimet për tërheqje në kuotën e 60 eurove do të qëndrojnë për të paktën deri në fund të javës së ardhshme.