http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur Europa po përballet me fluksin më të madh të emigrantëve që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, zyrtarë të lartë të OKB-së kanë thënë se e kanë paralajmëruar me kohë Brukselin për këtë situatë. Asistenti për të drejtat e njeriut i Sekretarit te Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ivan Simonovic, ka thënë se ka shprehur në vazhdimësi shqetësimin për një fluks të emigrantëve drejt europës.?Më parë destinacioni ishte Mesdheu, tashmë kanë ndryshuar rrugët, përmes Ballkanit, Turqisë po shkohet drejt evropës qendrore e perëndimore. E kemi paralajmëruar vazhdimisht këtë gjë. Nuk mund te shpresosh të zgjidhësh një krizë duke mbyllur dyert.? - deklaroi Simonoviç.Që nga janari i 2015, deri tani fluksi i emigrantëve përmes detit përllogaritet të jetë rreth 300 mijë të tillë. Nga këta 2600 kanë humbur jetën.