http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee mbërriti ne Tirane me mision te veçante, negociimin mes palëve, per te kapërcyer krizën politike ne vend.Takimin e pare, zyrtari i larte amerikan e pati me kryeministrin Edi Rama. Biseda mes Rames dhe Hoyt Brian Yee zgjati me shume seç ishte parashikuar. Aktualiteti i nxehte politik dhe zgjedhjet parlamentare, bënë qe ata të diskutonin per rreth 75 minuta.Me pas, Zv/ndihmes sekretari i Shtetit iu drejtua kryesisë se Kuvendit per t?u takuar me kreun e Kuvendit, njeheresh President i Zgjedhur Ilir Meta. Edhe ne kete takim eshte diskutuar mbi krizen politike, procesin zgjedhor dhe reformat e ndërmarra nga Kuvendi, kryesisht ate ne sistemin e drejtësisë.E ndërsa Hoyt Brian Yee gjendej ne zyrën e Metes, jashtë ne Bulevard kreu i opozitës mbante takimin e radhës me mbështetësit ne çadër.Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit është takuar edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, me të cilin diskuton mbi qëndrimin e opozitës në raport me situatën politike dhe procesit zgjedhor.Po ashtu eshte parashikuar edhe nje takim me deputeten demokrate Jozefina Topalli. Takim, i cili do të zhvillohet në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë.Në axhendën e të dërguarit të Uashingtonit jane përfshirë edhe takime me deputetët demokrate te njohur per qëndrime kritike ndaj lidershipit te partisë lidhur me bojkotin dhe zgjedhjet. Ne selinë diplomatike te SHBA Hojt Brian Ji do te bisedoje me ish-kryeparlamentaren Topalli. Me pas ai do te takohet me Majlinda Bregun e Astrit Patozin.