Emrat e kandidatëve për president në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-05

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Maqedoni kanë nisur te qarkullojnë emrat e kandidateve për zgjedhjet presidenciale të cilat duhet të shpallen në fillim të muajit shkurt, pasi këtë pranverë i skadon mandati presidentit aktual Gjorge Ivanov. Sipas partisë në pushtet LSDM dhe partnerëve të saj të koalicionit kandidati për president duhet të jetë konsensual dhe anëtarë të qeverisë si Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrovi, apo Oliver Spasovski, përmenden si emra për të cilët do të kërkohet një konsensus. Por kryeministri i Maqedonisë tha se janë qytetarët qe vendosin se kush do te jete president. Zoran Zaev: Unë jam i kënaqur që ka kandidate shumë të mirë tani le të shohim se cilin nga kandidatët e duan qytetarët. Do të doja të kishim një kandidat konsensual të gjithë. Kjo do të thotë se do të kemi një njeri të tillë, që do të jetë babai i kombit dhe presidenti i shtetit, pas të cilit do të qëndrojmë të gjithë. BDI është njëri partner i koalicionit. Por për ne më të rëndësishëm janë qytetarët. Ndërkohë VMRO-ja opozitare beri thirrje për nisjen e shpalljes se kandidaturave nga kjo parti. Nuk përjashtohet mundësia qe te kandidojë lideri i partisë Hristijan Mickovski, por ka edhe emra te tjerë. Gjithashtu mendohet se partia Besa e Bilall Kasamit dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës do të dalin me kandidat të përbashkët.

Share This Video


Download

  
Report form