http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse disa nga kandidatet, te cilët garojnë ne zgjedhjet e 21 qershorit për kryebashkiak, kane procese te hapura ne Gjykatë apo janë ne hetim nga Prokuroria, kjo gjë nuk i pengon ata te garojnë, për sa kohe, nuk kane marre një vendim te formës se prere. Burime nga organi i akuzës, saktësojnë se gjate verifikimeve, ka rezultuar se ne listën e personave qe garojnë, ka disa emra nen hetim ose qe janë dënuar ne shkallen e pare, siç është rasti i kryetarit te bashkisë se Kamzës Xhelal Mziu, i cili u dënua nga Gjykata e Shkalles se Pare me 2 vjet burg , krybashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotka, i cili është nen hetim pas kallëzimit te bere nga inspektorati për fshehje dhe mos deklarim pasurie, apo ish-drejtori i Aluizni-t Kreshnik Bozhdo, kandidat per Bashkinë e Sarandës, i cili është nen hetim nga Prokuroria, pasi akuzohen se ka pajisur me leje legalizimi dy ndërtime pa leje ne zonën e qytetit ?Studenti?. Por pavarësisht kësaj, këta kandidate, nuk pengohen per sa kohe nuk janë te dënuar me vendim te formës se prere. Pak dite me pare, Prokurori i Përgjithshëm nxori një qarkore ne te gjitha Prokuroritë e rretheve, ku u kërkonte te verifikonin emrat e kandidateve qe garonin ne zgjedhje, nisur kjo nga nje kërkese e bere nga kuvendi. Mësohet se pjesa me e madhe e prokurorive e kane dërguar informacionin ne Prokurori dhe me pas ai do t?i përcillet kuvendit.