Vorë, hetim për emrat fiktivë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Durrësit dhe Kavajës, Prokuroria ka nisur hetimin edhe per shtimin e emrave fiktiv ne Bashkinë e Vorës. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se pas kallëzimit te depozituar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe policia, menjëherë organi i akuzës ka nisur verifikimet. Dy oficere te policisë gjyqësore kane sekuestruar regjistrimin e gjendjes civile te bashkisë, ku janë shënuar emrat e 600 personave për te cilët, si ne rastin e Durrësit, pretendohet te jene regjistruar ne Bashkinë e Vorës me kontrata fiktive qiraje. Gjithashtu, hetimi ka nis edhe për noterin, i cili ka përpiluar keto kontrata. Por këtë te mërkure, ne Prokurori jane paraqitur edhe dy kallëzuesit e Fiqiri Ismailit, te cilët kane pretenduar ne polici se kryetari aktual i bashkisë, u kishte dhënë nga 10 mije leke ne këmbim te votës. Ata janë marre ne pyetje nga prokurori Albert Demirneli, nga ku kane pretenduar se kane shkuar ne firmën ?Agro-Blend? për te takuar bashkiakun dhe pasi janë larguar, ai u ka futur ne xhep shumen nga 10 mije leke.Por burime nga Prokuroria, kane bere me dije ky hetim është ende ne fazën e verifikimeve per te pare nëse jemi përpara nje vepre penale. Gjithashtu, Prokuroria ka marre masa per te përballuar ngjarjet qe mund te jene ditën e zgjedhjeve ku janë shtuar prokuroret ne te gjitha linjat, ndërsa policisë i është kërkuar qe ne çdo incident, te mos kryhet asnjë veprim pa praninë e prokurorit.

Share This Video


Download

  
Report form