Rama- Vuçiç replika për vendimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Vuçiç ul disi tonet në replikat me homologun shqiptar Edi Rama, ndërsa konfirmon praninë e tij gjatë ndeshjes së kthimit Shqipëri-Serbi, që do të luhet ne stadiumin ?Loro Borici? ne Shkodër. Gjithçka nisi nga një postim i kryeministrit shqiptar Edi Rama pak pas vendimit te Gjykata së Arbitrazhit në favor të skuadrës kombëtare shqiptare. Kreu i qeverise shkruajti në twitter urimin e tij për kuq e zinjtë. Në postim thuhej: ?Supeeeer! Ja ç?dmth drejtësi europiane! 3 pike për kombëtaren kuqezi ne Beograd!!!?. Por entuziazmi i shefit te qeverise shqiptare duket se ka shkaktuar acarim ne Beograd, pasi Aleksandër Vuçiç i është kundërpërgjigjur po me një koment ne twitter, duke dëshmuar sesa delikat është raporti mes dy krerëve të qeverive. Në postimin e tij, Vuçiç thekson: ?Mos u shqetëso, ne do te fitojmë ndeshjen, pa drone dhe pa ndihmën e askujt, ne stadiumin ne zemër te Tiranës. Derisa te takohemi serish?. Kryeministri serb ka postuar nje tjetër mesazh për vendimin ? dhe viktima u ndëshkua. Vendimi i Gjykatës se Lozanes është turp per drejtësinë, gjyqësorin dhe nje fyerje për te gjithë njerëzit normale?. Postimeve te kryeministrit serb i është kundërpërgjigjur Edi Rama, ?i cili ka postuar ne rrjetet sociale dy mesazhe te reja. ?Ne Shqipëri miku im i dashur, ate dite do te fitoje ai qe luan me mire futboll, pra asnjëherë mos thuaj ne do te fitojmë, pasi asgjë nuk varet nga ty?. Rama ka shfrytëzuar edhe pasaktësitë ne postimet e homologut serb per vendin ku do te luhet ndeshja per te ulur disi tonet ndërsa shkruan; ?Qe ta dish ndeshja do behet ne Shkodër, ku je i mirëpritur te jesh i ftuari im i nderit, qe t?i duartrokasim se bashku ata qe do fitojnë?. Homologu serb e shfrytëzoi postimin duke u përgjigjur edhe ai me tone me të zbutura, ndërsa njoftoi se për të do të ishte kënaqësi të ishte i pranishëm ne këtë ndeshje. Replikat përgjatë gjithë ditës mes dy kryeministrave janë shoqëruar dhe me reagime te ndjekësve ne rrjetet sociale. Dhuna e ushtruar ndaj ekipit kombëtar shqiptar gjate ndeshjes se 14 tetorit 2014 ne Beograd u pasua nga nje klime e tensionuar mes dy vendeve tona, qe çoi edhe ne shtyrjen e vizitës se kryeministrit Edi Rama ne Serbi, nje vizite qe nuk ishte aspak e lehte per te dy palët. Por kthimi i Vuçiç ne Tiranë ne maj te këtij viti u duk sikur zbuti tensionet mes dy vendeve.

Share This Video


Download

  
Report form