http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Gjykatës se Arbitrazhit Sportiv ne favor te Shqipërisë ka treguar edhe njëherë se sa e brishte është paqja e vendosur mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij serb Aleksandër Vuçiç gjate vizitës se këtij te fundit ne Tirane. 3 piket qe mori Shqipëria janë bere shkak qe dy kryeministrat te shkëmbejnë replika ne rrjetet sociale. Edi Rama ka qene i pari qe ka postuar ne twitter dhe facebook urimin e tij per kombëtaren shqiptare duke shkruar; ?Supeeeer! Ja ç?dmth drejtësi europiane! 3 pike per kombëtaren kuqezi ne Beograd!!! ? Por entuziazmi i shefit te qeverise shqiptare duke se ka shkaktuar acarim ne Beograd, pasi Aleksandër Vuçiç i është kundërpërgjigjur me nje postim ne twiter ku shkruan. ?Mos u shqetëso, ne do te fitojmë ndeshjen, pa drone dhe pa ndihmën e askujt, ne stadiumin ne zemër te Tiranës. Derisa te takohemi serish?. Vuçiç ka postuar nje tjeter mesazh për vendimin ?dhe viktima u ndëshkua. Vendimi i gjykatës se Lozanes është turp per drejtësinë, gjyqësorin dhe nje fyerje per te gjithë njerëzit normale? Postimeve te kryeministrit serb i është kundërpërgjigjur Edi Rama, i cili ka postuar ne rrjetet sociale dy mesazhe te reja. ?Ne Shqipëri miku im i dashur, atë dite do te fitoje ai qe luan me mire futboll, pra asnjëherë mos thuaj ne do te fitojmë pasi asgjë nuk varet nga ty?. Rama ka shfrytëzuar edhe pasaktësitë ne postimet e homologut serb për vendin ku do te luhet ndeshja duke shkruar; ?Dhe qe ta dish ndeshja do behet ne Shkodër, ku je i mirëpritur te jesh i ftuari im i nderit, qe t?i duartrokasim se bashku ata qe do fitojnë?. Tensioni mes dy kryeministrave është reflektuar edhe tek reagimet e ndjekësve te rrjeteve sociale, pasi nuk kane munguar qytetaret serbe qe kane reaguar ndaj postimit te kryeministrit shqiptar, ashtu siç nuk kane munguar edhe komentet e shqiptareve ne postimin e kryeministrit serb. Dhuna e ushtruar ndaj ekipit kombëtar shqiptar gjate ndeshjes se 14 tetorit 2014 ne Beograd u pasua nga një klime e tensionuar mes dy vendeve tona qe çoi edhe ne shtyrjen e vizitës se kryeministrit Edi Rama ne Serbi, një vizite qe nuk ishte aspak e lehte per te dy palët. Por kthimi i Vuçiç ne Tirane ne maj te këtij viti u duk sikur zbuti tensionet mes dy vendeve.