http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbajtja e takimit mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, ka një efekt të madh për paqen dhe stabilitetin në rajon. Këtë qëndrim ka mbajtur kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë. ?E vlerësojmë edhe gatishmërinë e dy kryeministrave, të Shqipërisë z. Rama dhe atij të Serbisë, z. Vuçiç që të ndodh takimi mes dy kryeministrave të dy shteteve, që nuk do të kishte efekt vetëm për këto dy vende, por do të kishte një efekt të qartë për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe për të ardhmen euroatlantike të gjithë rajonit? , - ka deklaruar Thaçi. Kryeministri Thaçi ka theksuar se Kosova do të vijojë të luaj rolin e saj aktiv dhe bashkëpunues me të gjitha vendet e rajonit.