http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i qeverisë së Shqipërisë u takua në Beograd për herë të dytë në pak më shumë se një muaj, me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.Dy delegacionet e Shqipërisë dhe Serbisë, u ulën në një tryezë të përbashkët në kryeqytetin serb, pas takimit të parë në nëntor, që atëherë kaloi me jo pak probleme. Kryeministri Rama, njofton zyra për mediat e qeverisë, vlerësoi rritjen e ritmit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe theksoi rëndësinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi edhe në fushën e zhvillimit infrastrukturor rajonal.Forcimi i bashkëpunimit dhe veçanërisht rritja e kujdesit për shqiptarët e Preshevës, ishin kërkesat që Rama i parashtroi kryeministrit serb.?Takim me kryeministrin Vuçiç per rritjen e ritmit te bashkepunimit dhe rritjen e kujdesit ndaj shqiptareve te Luginës se Presheves.?Takimi bilateral i dy delegacioneve ishte ne kuader te takimeve qe po zhvillon njeri pas tjettrit pala serbe, si vend organizator i Forumit Ekonomik te Kines.Takimi i parë Rama-Vuçiç, i 10 nëntorit, u shoqërua me momente të vështira, sidomos gjatë konferencës për mediat, kur Rama përmendi Kosovën, pavarësia e së cilës, sipas Ramës, është fakt dhe e pakthyeshme.Këtë herë, mediat serbe, të cilat citojnë burime konfidenciale në takim, shkruajnë se tryeza e përbashkët u zhvillua në një klimë ndjeshëm më të mirë se e mëparshmja. Dy liderët, shkruan ?Blic?, ishin entuziastë për plane e projekte konkrete.Pas këtij takimi, ministri shqiptar i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, në prani të kryeministrave Rama dhe Vuçiç, nënshkruan marrëveshjen për njohjen reciproke të patentave të drejtuesve të automjeteve në vendet përkatëse.