http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në parlament përplasjen e fundit me Athinen zyrtare. Duke u nisur nga reagimi i Greqisë fqinje për prishjen e disa banesave në Himare, shefi i ekzekutivit Rama ka theksuar se nga 9 mijë ndertime që janë prishur në të gjithë Shqipërinë, si pasoje e projekteve për rregullimin e qëndrave të qyteteve në Himare janë prishur vetem 18. Sipas Kryeministrit Edi Rama e gjithë stuhia e ngritur i shërben interesit personal të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, duke e akuzuar se po dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve. Por kreu i PDBNJ-së Dule ka akuzuar Kryeministrin Rama se po bën prishje selektive në Himare dhe po sillet si patriot për të marrë më shumë vota. Dy politikanët janë përplasur edhe për postimin e kryeministrit në rrjetet sociale se një shqiptar ka pasur rol në shpëtimin e akropolit. Vangjel Dule ish-aleat i Kryeministrit Rama u largua nga koalicioni pas afrimit të partisë çame më qeverine e që prej atij momenti përplasjet mes dy politikaneve per himaren, Greqine dhe minoritetet kanë qenë të shpeshta.