Amnistia fiksale/ Tabaku: Rama po e kthen Shqipërinë në Panamanë e Evropës - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-13

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku kundërshtoi nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Në një dalje për mediat këtë të premte, ajo deklaroi se përmes këtij projektligji synohet vetëm pasurimi i oligarkëve.Tabaku shtoi se nëse vihet në zbatim, Shqipëria rrezikon të kthehet në një vend të ngjashëm me Panamanë, ku pastrohen paratë e pista.?Këmbëngulja e qeverisë për Amnistinë Fiskale, ndërsa vendi është futur në spiralen e një krize që do ta çojë vendin në një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së, tregon se prioriteti i Edi Ramës nuk është shërbimi për qytetarët, por pasurimi i oligarkëve pastrimi i parave të pista, siç ka bërë gjithmonë në këto 7 vjet. Ligji në fjalë është ideuar jo për t?i shërbyen shqiptarëve që kanë emigruar dhe u duhet të deklarojnë pasurinë. Jo! Synimi parësor i ligjit është që të ndihmojë të inkriminuarit dhe organizatat kriminale që të pastrojnë pasuritë dhe paratë e tyre në mënyrë të paligjshme. Së dyti, ligji në fjalë është tentativa e radhës për ta shndërruar Shqipërinë në Panamanë e Europës dhe Ballkanit.?Sipas demokrates, nuk ka asnjë aryse financiare pse qeveria të paraqesë një amnisti fiskale në një kohë kur situata financiare nuk është aspak e favorshme. Jorida Tabaku arriti në përfundimin se ky ligj është i dëmshëm për ekonominë sepse nxit paranë e krimit dhe të korrupsionit.

Share This Video


Download

  
Report form