Bien eksportet e importet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eksportet dhe importet kanë shënuar rënie gjatë muajit maj. Instituti i Statistikave beri te ditur ne raportin e fundit, se mallrat e eksportuara arrijnë vlerën e 24 miliardë lekeve, ose 4.8% më pak se e njëjta periudhë e një viti me parë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me importet, te cilat kanë patur një ulje me 8.3 % krahasuar me muajin maj te 2014. Vlera e mallrave te importuara shënoi 44 miliardë leke, ose 3.9 miliardë më pak nga një vit më parë. Ndryseshe nga eksportet dhe importet, deficiti tregtar, sipas INSTAT, për muajin maj është ulur me 12%. Pjesën kryesore te shkëmbimeve tregtare e zëne vendet evropiane. Ajo që bie në sy është se ka rënë tregtia me partneren tone kryesore, Italinë ndërsa janë rritur shkëmbimet me Gjermaninë dhe Kosovën. Raporti i INSTAT vëren se kjo ka ndodhur per shkak te problemeve ekonomike ne vendet fqinj.

Share This Video


Download

  
Report form