Rriten me 11% eksportet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas katër muajve rresht rënieje gjatë vitit 2015-të eksportet në Shqipëri janë rritur në muajin maj me 11.7%. Ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj, thotë në nje intervistë për Vizion Plus se efektin kryesor e ka dhënë rritja e prodhimit vendas dhe ndryshimi i strukturës të mallrave që Shqipëria shet jashtë. Tashmë, në vend nuk ka vetëm prodhime të cilat porositen, e më pas rieksportohen për shkak të krahut të lirë të punës, por bizneset prodhojnë të gjithë produktin që nga fillimi deri në fund. Një lajm i mirë për ekonominë për Ahmetajn është edhe rritja e investimeve të huaja në tre muajt e parë me 258 milion euro. Lidhur me kredinë e marrë nga banka botërore, ku qeverisë shqiptare i janë besuar 1.2 miliard dollarë për 5 vite Ahmetaj thotë se paratë do të shpenzohen me përgjegjësi. Por historiku i dhënies së donacioneve nga Banka Botërore në Shqipëri nuk dëshmon për para të cilat kanë patur vlerë të madhe në ekonomi. Rasti i TEC-it të Vlorës flet qartë për 110 milion dollarë të shpenzuara për një vepër publike e cila edhe pse u ndërtua ende dhe sot nuk është vënë punë. E njësoj si ky rast është edhe garancia prej 60 milion dollarësh që banka dha për çështjen e privatizimit të OSHEE, ku pas 3 vitesh ishte vetë qeveria shqiptare që i hoqi licencën kompanisë ceke.

Share This Video


Download

  
Report form