Kosove, pengohen eksportet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe prej fillimit të muajit gusht çdo kamion qe niset nga Shqipëria, drejt Kosovës, duhet te bëjë kontrollin në një terminal te posaçme ne qytetin e Prizrenit. Vetëm tarifa e detyrueshme që biznesi paguan për parkim është 40 euro. Sipërmarrësit shqiptare e quajnë absurd këtë çmim. Por pasojat për eksportuesit shqiptare mund te jene edhe me te mëdha, pasi rritja e kostove do t'i detyroje klientët drejt produkteve serbe. Për shkak të çmimit më të lirë, eksportuesit i kane kërkuar serish këtë te mërkure qeverise qe të nisë bisedimet me palën kosovare për ti dhëne zgjidhje problemit. Ata denoncojnë faktin se tarifa që paguajnë nuk arkëtohet në buxhetin e shtetit të Kosovës, por merret nga firma koncensionare që ka terminalin. E ndërsa ne doganën e Morinit ne Kukës prej dy ditësh vijon protesta e kamionisteve, autoritetet heshtin.

Share This Video


Download

  
Report form