Rriten eksportet e importet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë pas dy vitesh rënie importet dhe eksportet shqiptare kanë shënuar rritje. ajo çka shihet më pozitive është shtimi i mallrave që vijnë nga jashtë, kjo sepse tregon një kah rritës të konsumit i cili për disa vite rresht shënoi rënie. Megjithatë nëse analizohet sipas sektorëve shqiptarët kanë ulur konsumin e mallrave të përditshme të cilat bëjnë pjesë në grupin "ushqime pije duhan" por kërkesë më të shtuar kanë patur bizneset të cilët kanë rritur porositë e materialeve. Florion Zekja e i cili ka një biznes me material porositës, thotë që këtë vit ka patur kontrata me firma prestigjioze dhe si pasojë e kësaj ka shtuar numrin e punonjësve dhe të makinerive. Për ekspertët ajo që ka më tepër rëndësi për të nxitur ekonominë, nuk është vetëm rritja në sasi e eksporteve, por duhet që të orinetohemi te sektorët që kanë peshë në ekonomi dhe që gjenerojnë vende të reja pune. Por sektorët që deri më sot më kanë patur kontributin më të madh në ekonomi ka vijuar të shënojnë rënie. grupi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve ka rënë me afro 20% nëse krahasohet me një vit më parë.

Share This Video


Download

  
Report form