“Rriten çmimet. Konfindustria: tatim 10 %” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë të heqë dorë nga rritja e taksave dhe sidomos nga taksa e qarkullimit e cila do të japë efekt direkt në rritjen e çmimeve. Deputeti Florion Mima tha gjatë një konference për shtyp se 90 milion dollarët që i duhen për buxhetin e 2015-ës financat mund t?i mbledhin qoftë edhe po të ulin evazionin te një taksë, siç është akciza. ?Partia Demokratike i thotë qeverisë me zë të lartë: ?Mos e bëj këtë rritje të rrezikshme të çmimit të karburanteve, analizoje me kujdes situatën në të cilën ndodhet vendi, analizo përvojat e vendeve evropiane dhe do ta shohësh që nuk ke nevojë të rrisësh taksën e qarkullimit, pasi aq para mund t?i gjesh, fjala vjen, tek miradministrimi i akcizave, ku evazioni është ulëritës, megjithë makijazhin qeveritar me uljen e planit.? Edhe Konfindustria i ka dërguar sot qeverisë propozimin për rikthimin e taksës së sheshtë dhe uljes së tatim - fitimit në 9.5%, në mnëyrë që të kemi ekonomi konkurruese në rajon. Ka dy probleme taksa progresive, bizneset nuk pranojnë të marrin faturë, në mënyrë që të deklarojnë më pak. Kjo po rrit evazionin, riktheni taksën e sheshtë! Konfidustria i kërkon qeverisë që të tatojë më shumë bizneset të cilat kanë pozita favorizuese dhe monopol në treg, madje për këto lloj ndërmarrjesh ajo thotë se përfitojnë dyfish pasi dividendi i tyre transferohet në degët qendrore të kompanive jashtë.

Share This Video


Download

  
Report form