http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Interesat e depozitave të qytetarëve në banka kanë prekur një tjetër minimum historik gjatë muajit maj të këtij viti. në prill për kursimet me afat njëvjeçar qytetarët fitonin 2.2% të shumës, ndërsa tashmë ky interes ka zbritur në 1.9%. Ekonomistët thonë se tashmë nëse merret parasysh edhe norma e inflacionit vjetor prej 1.7%, bankat bëjnë vetëm rolin e gardianit. Por e kundërta ka ndodhur me interesat e kredive, kostot që qytetarët po paguajnë për një kredi që kanë marrë po shtrenjtohen. Nga 8.8% që ishte interesi mesatar në prill i kredive, në maj ai shkoi në 9.4%. Kjo situatë ka bërë që bankat të ulin shpenzimet që kanë për depozitat, dhe automatikisht të rritin fitimet. Lajmi i vetëm i mirë në këtë situatë është për borxhin e qeverisë, tashmë si kurrë më parë financat tona paguajnë një interes minimal për borxhin që marrin në tregun e brendshëm. interesi për bonot e thesarit me afat një vjeçar ka arritur në 3.2%.