http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ne prag te zgjedhjeve te se dielës u drejtohet me një mesazh te qarte institucionit te Administrimit Zgjedhor, Policisë se Shtetit, Nëpunësve te Administratës Publike, por edhe Shoqërisë Civile, te angazhohen seriozisht për garantimin e zgjedhjeve lokale. Kreu i shtetit nënvizon rendësin e këtyre zgjedhjeve për integrimin evropian te Shqipërisë.?Dëshiroj të theksoj se roli i tyre në këtë proces është thelbësor dhe vazhdimisht i monitoruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, siç dhe evidentohet nga raporti i ndërmjetëm i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it. Çdo veprim në kundërshtim me ligjet e vendit dhe parimet demokratike është në dëm të procesit zgjedhor në tërësi, aq të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë ndaj institucioneve dhe çeljen e ardhshme të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian?.Mesazhi i presidentit u drejtohet edhe qytetareve, te cilët te dielën do te shprehin vullnetin e tyre me vote.?E drejta e votës dhe garantimi i saj mbeten rojtarët e pagabueshëm të atyre lirive dhe të drejtave të fituara me mund nga populli shqiptar ndër vite: të lirisë së shprehjes, lirisë së mendimit, të drejtës së pronës e barazisë para ligjit, llogaridhënies, të gjitha atyre lirive dhe të drejtave të cilat përbëjnë garancitë dhe përgjegjësitë tona për ndërtimin e të ardhmes sonë të përbashkët. Ndaj, me bindjen dhe besimin tim të palëkundur, dëshiroj të përsëris thirrjen time drejtuar gjithë shqiptarëve: Ushtroni të drejtën e tuaj të votës në mënyrë të pavarur dhe të lirë ditën e diel, më datë 21 qershor 2015, mos e tjetërsoni votën tuaj, mos e shisni votën tuaj! Vota është pushteti juaj sovran, vota është dinjiteti juaj?.Apelit per nje proces te qete dhe me standarde i është bashkuar edhe Ambasadori gjerman në Shqipëri. Helmut Hofman thekson se zgjedhjet e 21 qershorit, do te jene nen monitorimin e rrepte Bashkimit Europian.?Zgjedhjet në një sistem demokratik janë shumë të rëndësishme, sepse qytetarët kanë kështu mundësinë të përcaktojnë se kush do të duhet të drejtojë fatet politike të vendit. Zgjedhëset dhe zgjedhësit shqiptare/ë mund të vendosin. Pikërisht në një vend, që është kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, zgjedhjet vëzhgohen me vëmendje të vecantë në nivel ndërkombëtar, duke qenë se janë një test i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë, e për këtë arsye është tejet e rëndësishme që ato të zhvillohen në mënyrë transparente dhe ligjore.? Diplomati gjerman shprehet se pjesëmarrja është shume e rëndësishme pasi vetëm kush shkon te votoje, merr përsipër përgjegjësitë qe i takojnë një qytetari aktiv.