Papa mesazh për “Jerusalemin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Papa Françesku në mesazhin e tij tradicional për Krishtlindje përpara të gjithë të pranishmëve në sheshin e Shën Pjetrit ka bërë thirrje dhe është lutur që të zgjidhet konflikti izraelito-palestinez.



?Le të lutemi për Jerusalemin dhe Tokën e Shenjtë, që të mbizotërojë vullneti për të rifilluar dialogun dhe përfundimisht të arrihet një zgjidhje e negociuar që lejon bashkëjetesën në paqe të dy shteteve brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht?.



Lutjet e papës shkuan edhe për fëmijët, të cilët vazhdojnë të vuajnë përshkallëzimin e tensioneve në vendet e shenjta.



?Ne e shohim Jezuin në fëmijët e Lindjes së Mesme, të cilët vazhdojnë të vuajnë nga përshkallëzimi i tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve. Zoti gjithashtu mbështet përpjekjet e atyre në bashkësinë ndërkombëtare të cilët janë të motivuar nga vullneti i mirë për të ndihmuar tokën e torturuar, pavarësisht nga pengesat serioze, harmoninë, drejtësinë dhe sigurinë që ka pritur shumë.?



Më herët në meshën e Krishtlindjes Kreu i Kishës Katolike, i bëri thirrje besimtarëve të mos injorojnë vështirësitë e njerëzve që janë dëbuar nga tokat e tyre. Ai I krahasoi emigrantet me Marinë dhe Jozefin, të cilët nuk gjenin vend për të qëndruar në Betlehem, teksa deklaroi se besimi kërkon që të huajt të mirëpriten.



Në Betlehem nuk kanë munguar mesazhet për kurajo në mesin e tensioneve që po përjeton vendi pas vendimit të presidentit amerikan për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Ndërsa në qytetin e lindjes së Jezu Krishtit nuk do të ketë festime zyrtare. Kryetari musliman i Bashkisë së Nazaretit ka anuluar festimet që janë një traditë, duke thënë se Trump vrau Krishtlindjet duke pranuar pretendimin e Izraelit për Jerusalemin si kryeqytetin e tyre.



Ndërkohë , për herë të parë pas katër vitesh terror nën sundimin e militantëve të ISIS një meshë e thjeshtë, por shumë domethënëse, bashkoi të krishterë e myslimanë në Mosul për të festuar Krishtlindjet.



Ndërkohë, festimet e krishtlindjes në shumë vende europiane po kalojnë nën masat e shtuara të policisë, sidomos në France.

Share This Video


Download

  
Report form