Kim “troket” tek Rama, ka një mesazh për qeverisjen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-05-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja e SHBA zbardhi detaje nga takimi I zhvilluar sot në kryeministri mes Ramës dhe Yuri Kim.Ambasadori bëri të ditur se Kim takoi kreun e qeverisë shqiptarë për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri.Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE, thuhet mes të tjerash në njoftimin e selisë diplomatike të SHBA në vendin tonë.Sipas Ambasadës, Rama dhe Yuri Kim u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.Ambasadorja e SHBA Yuri Kim konfirmoi se do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.Ndonëse nuk është specifikuar se cilat janë ngjarjet e fundit për të cilat Kim dhe Rama kanë diskutuar në zyren e kryeministrit, debati për prishjen e Teatrit Kombëtar, protestat që po e pasojnë këtë gjë si dhe ngecja e dialogut mbi reformen zgjedhore mendohet se kanë qënë ndër temat kryesore të këtij takimi.

Share This Video


Download

  
Report form