Rama - Nishani përplasen për zgjedhjet në Dibër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dekretin e Presidentit të Republikës për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Bashkisë Dibër, Partia Socialiste e konsideron në shkelje të ligjit. Socialistët, duke e konsideruar vendimin e kreut të shtetit, si një akt individual dhe të papritur, thonë se me parë Presidenti duhet të kishte pritur afatet ligjore e më pas të dekretonte ditën e zgjedhjeve.?Në dijeninë tonë, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbardhur ende dhe nuk është dërguar për botim në Fletoren Zyrtare. Në bazë të nenit 132, pika 2, të Kushtetutës, ?Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare.? Duke qenë se ky vendim ende nuk është publikuar, ai, megjithëse i është bërë i njohur publikut përmes vetë Gjykatës dhe mediave, konsiderohet formalisht në respekt të Kushtetutës ende i paqenë. Sikundër edhe ligjet apo aktet e tjera normative, edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk sjellin pasoja dhe nuk prodhojnë efekte pa hyrë në fuqi. Ato nuk mund të referohen si bazë për marrjen e një vendimi të ligjshëm, pasi në kuptim të ligjit ato nuk ende ekzistojnë.?Rreth 2 orë e gjysmë më pas reagoi vetë institucioni i Presidentit të Republikës. Në deklaratën për mediat, theksohet se Gjykata Kushtetuese ka njoftuar kreun e shtetit menjëherë pasi ka marrë vendimin për rrëzimin e kërkesës së ish-kryebashkuakut të Dibrës, për rikthim në detyrë, gjë që formalisht i hapi rrugë dekretimit të zgjedhjeve të reja. Xhelili u shkarkua nga detyra me vendim të qeverisë më 13 Maj të këtij viti, një ditë pas publikimit të video-skandalit, ku kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze 20 vjeçare me qëllim për t?i rritur rrogën. Ish-kryebashkiaku ankimoi vendimin në Kushtetuese, porse u rrëzua nga gjyqtarët.

Share This Video


Download

  
Report form