Rama me deputetet për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur mbeten mbi 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka nisur konsultimet me deputetët e partisë që drejton.Kryeministri, në prezencë të kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi, ka diskutuar me deputetë të tre Qarqeve të jugut, Vlorë, Gjirokastër dhe Fier, mbi organizimin e bazës socialiste në funksion të garës elektorale të 21 Qershorit.Burimet thanë për Vizion Plus, se takimi ishte kryesisht mbi nevojën e motivimit të strukturave partiake dhe angazhimin maksimal të deputetëve të secilit qark.Mësohet se konsultimet e kreut të qeverisë do të vijojnë edhe deputetë të tjerë të grupit parlamentar socialist gjatë ditëve në vijim.Këto janë konsultat e para që kryeministri nis me deputetët e tij, pas kërkesave të shpeshta të tyre, për tu bërë pjesë jo vetëm e organizimit, por edhe e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarë bashkie në garën elektorale të 21 qershorit.Megjithatë, konsultat me deputetët socialistë dhe dakordësia e mundshme për kandidatët, do të kalojë përsëri në një sitë të dytë, të rëndësishme, atë të diskutimeve me aleatin e tij kryesor, kreun e LSI-së Ilir Meta.

Share This Video


Download

  
Report form