http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk është imune nga atentatet e mundshme terroriste të ISIS. Analistët thonë se shteti shqiptar duhet të bëje kujdes për të ruajtur sekularizmin (laicitetin) e shtetit shqiptar, i cili garantohet nga Kushtetuta. Vasjari dhe Xhufi ndajnë mendimin se duhet pasur gjithashtu kujdes në tolerimin e shtrirjes së segmenteve të caktuara fetare, pasi mund të krijohet terren për ndërmarrjen e akteve terroriste. Bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve të besimeve duhet të jetë i atillë, për të ndalur çdolloj penetrimi të peronave apo ideologjive, të cilët mund të cenojnë rendin kushtetues në vend, thonë analistët. Sipas tyre nevojiten kontakte më të shpeshta për këtë qëllim.