http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një kërkesë që të rishikohet ligji për lirinë e medias.Në kërkesën e tij të publikuar në faqen zyrtare të OSBE Desir, kërkon rishikim ligjor mbi ndryshimet në Ligjin për Media Audiovizuale në Shqipëri, Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe dispozitat tjera përkatëse lidhur me rregullimin e llojeve të caktuara të përmbajtjeve të ofruara përmes internetit.?Shpresoj që rekomandimet tona të merren parasysh dhe modifikimet të futen gjatë procesit parlamentar për të siguruar pajtueshmëri më të mirë të legjislacionin të ardhshëm me standardet ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Vërej që ka pasur përmirësime të rëndësishme në krahasim me draftet e përgatitura më herët gjatë vitit. Versioni i fundit i projektligjit për mediat audiovizuale përmban dispozita të reja që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj.?Ndër të tjera në kërkesën e tij ai është shprehur se AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave.