http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vizion Plus ka zbardhur relacionin qe Kryeministri Edi Rama i ka dorezuar Presidentit Ilir Meta, mbi emerimin e Sander Lleshit ne postin e ministrit te Brendshem. Burime nga Qeveria thone per Vizion Plus se ne shkresen me dy faqe, Kryeministri evidenton domosdoshmërinë per të pasur një ministri të brendshme funksionale në këto momente delikate.Kryeministri i Shqipërisë me përgjegjësinë kushtetuese për plotësimin e funksionit të mbetur vakant të ministrit të Brendshëm, në një fazë delikate dhe të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në një moment të rëndësishëm për demokracinë e një vendi, siç është periudha përgatitore e organzimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, i drejtohet Presidnetit të Republikës për të propozuar Sandër Lleshaj për t?u emëruar në detyrën e Ministrit të Brendshëm.Po ashtu në dokument evidentohet karriera e Gjeneral Sander Lleshit si dhe vleresimet qe ai ka marre nga partneret nderkombetar. E në fund, Rama ripërsërit dhe njëherë vendosmërine e qeverisë së tij për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku roli i ministrit të Brendshëm është thelbësor.Një ministri e Brendshme plotësisht funksioanle është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve e arritjen e rezultateve në sajë të një kontributi e bashkëpunimi institucional që janë thelbësore në këtë proces.Me shume gjasa, propozimi i Kryeministrit do te qendroj te pakten deri te merkuren ne zyren e kreut te shtetit pa nje pergjigje, dite kur dhe Presidenti Ilir Meta kthehet ne atdhe pas nje vizite zyrtare ne France.