#rtvora
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir ka bërë kërkesë që të rishikohet ligji për lirinë e medias.
Në faqen zyrtare të OSBE raportohet se Desir i dërgoi kryeministrit Edi Rama, një rishikim ligjor mbi ndryshimet në Ligjin për Media Audiovizuale në Shqipëri, Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe dispozitat tjera përkatëse lidhur me rregullimin e llojeve të caktuara të përmbajtjeve të ofruara përmes internetit.
"Shpresoj që rekomandimet tona të merren parasysh dhe modifikimet të futen gjatë procesit parlamentar për të siguruar pajtueshmëri më të mirë të legjislacionin të ardhshëm me standardet ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias,"-tha Desir.
Ai shtoi se: "Vërej që ka pasur përmirësime të rëndësishme në krahasim me draftet e përgatitura më herët gjatë vitit. Versioni i fundit i projektligjit për mediat audiovizuale përmban dispozita të reja që përcaktojnë më mirë dhe më saktësisht objektin dhe fushëveprimin e ligjit dhe përmend nevojën që AMA të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur të miratojë vendimet e saj. Është pozitive që dispozitat problematike në lidhje me regjistrimin e emrave të domenit dhe bllokimin e përmbajtjes në internet janë hequr dhe se propozimi përfshin një përshtatje specifike të së drejtës për t?u përgjigjur në mjedisin e ri të botimeve elektronike."
Përfaqësuesi pranoi që drafti nuk i jep kompetencë Komitetit të Pajtueshmërisë së AMA-s në lidhje me respektimin e normave morale, etike apo profesionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të botimit.
Për më tepër, OSBE shkruan se drafti i tanishëm nuk përmban dispozitën e përgjithshme të përfshirë në versionet e mëparshme të cilat duket se i japin AMA-së kompetenca bllokuese të gjera dhe të pakufizuara në rastet e ?shkeljeve të dispozitave të këtij ligji?, i cili do të kufizohet në rastet e veprave penale kundër fëmijëve si pornografi, nxitje të akteve terroriste ose shkelje të sigurisë kombëtare.
Në letrën e tij drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Desir theksoi disa çështje të mbetura që ende duhet të adresohen, të cilat ai rekomandon për të ndryshuar në procesin legjislativ. Rishikimi ligjor propozon, në veçanti, të modifikojë nenin 132/1 që i jep AMA-s kompetencën për të detyruar ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronike të publikojnë një kërkesë faljeje, të heqin përmbajtjen ose të futin një njoftim pop-up në rastet e shkeljeve të dispozitave në veçanti në nenin e ri 33/1.
Në këtë artikull, referimi ndaj ?respektit të privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve?, i cili është i gjerë, i jep AMA-s fuqi të madhe të re që mund të ndikojë në lirinë e shprehjes.
?AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave,?-tha Desir.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/osbe-propozim-rames-ndryshimin-e-ligjin-mediat-online-ne-shqiperi
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEW...