Arbitrazhi sportiv për Serbi - Shqipëri, vendimi në 13 qershor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me qendër ne Lozane do te japë vendimin përfundimtar per ndeshjen Serbi - Shqipëri ne datën 13 qershor te këtij viti. Lajmi është bere publik nga vete ?CAS? ne faqen e saj zyrtare. Ajo ka shpjeguar se ka dëgjuar ankesat e federatave respektive ndaj vendimeve disiplinore te UEFA-s per incidentet e ndodhura ne 14 tetor te vitit te kaluar ne takimin e vlefshëm për kualifikueset e kampionatit Evropian France 2016. E para qe apeloi vendimin disiplinor, ishte Federata Serbe e Futbollit, ndërsa ditën e djeshme i takoi Federatës Shqiptare te Futbollit ne një seance maratone prej me shume se 12 orësh, ku u dëgjuan nga paneli i arbitrave te CAS këshilltaret ligjore te FSHF, eksperte e dëshmitare. Siç deklaron Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, arbitrat e ?CAS? tashme jane ne proces reflektimi dhe vendimi përfundimtar pritet te lëshohet përpara ndeshjeve te ardhshme kualifikuese ne grupin I, ne qershor dhe qe nga ky moment nuk do te komentoje me per ketë teme. Ne 13 qershor, Serbia është mysafire ne Danimarke, ndërsa Shqipëria ne ketë date është pushim. Federata Shqiptare e Futbollit kërkon tre piket per ndeshjen e 14 tetorit, me argumentin se e ka pasur te pamundur te luaje ne stadiumin e Partizanit pas dhunës dhe racizmit te shfaqur ne kete ndeshje. Te njëjtën gjë, kërkon edhe Federata Serbe e Futbollit, duke kërkuar te provoje me fakte se ka qene nje provokim politik nga ana e shqiptareve. Burime te mireinformuara i thane Vizion Plus, se pala serbe ka paraqitur përpara Gjykatës se Arbitrazhit Sportiv, nje foto me murin e kryeministrisë shqiptare, ku është flamuri me mbishkrimin ?Auktoktonus? qe ishte dhe zanafilla e incidentit ne ndeshjen e 14 tetorit.

Share This Video


Download

  
Report form