Bregu: Masa për rrezikun rus! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimi Europian duhet të kishin reaguar me herët pasi shqetësimi nga influenca ruse ne Ballkan nuk është i ri. Pas projekt rezolutës së dorëzuar ne Kongresin Amerikan për ndikimin rus ne zgjedhjet ne Europe përfshi edhe Shqipërinë, Kryetarja e Komisionit te Integrimit Majlinda Bregu, ve ne dukje se duhet te kishte pasur me shume vëmendje per shenjat e alarmit qe kane qenë te dukshme ne Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga Serbia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi e deri tek Maqedonia.?Ndjehet që ka një rrezik, i cili është një rrezik i fuqishëm, është rreziku i financimeve ruse, të cilat mund të fshihen me emra e kompani të tjera nga njëra anë, është rreziku i influencës për të mbajtur gjallë regjimet autoritare, është një rrezik i kombinuar tashmë jo vetëm me influencën ruse, por me tendencat populiste apo pjesën e terrorizmit dhe kërcënimit të terrorit. Pra janë të gjitha bashkë një panoramë, e cila e bën më të domosdoshme një vëmendje më të madhe për ta konsideruar Ballkanin Perëndimor si një prioritet strategjik të politikës së jashtme të BE?.Shpallja e Ballkanit Perëndimor, prioritet te Bashkimit Europian, sipas Bregut, është i rëndësishëm pasi Rusia e ka vendosur ne prioritetet e saj rajonin tone.

Share This Video


Download

  
Report form