http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kthimi i opozitës ne Parlament dhe miratimi i rezolutës konsensuale ka kthyer qetësinë ne skenën politike shqiptare edhe pse kjo qetësi nuk pritet te zgjasë shume. Per opozitën, votimi i dokumentit ne Parlament është vetëm hapi i pare dhe sipas ish-ministres se Integrimit Majlinda Bregu, e cila ishte nje prej negociatoreve per zgjidhjen e ngërçit politik; është urgjente qe rezoluta te përkthehet ne veprime konkrete me përfundimin e pushimeve te dimrit dhe fillimit te sesionit te ri ne janar. Per Bregun, nje prej pikave te rëndësishme te rezolutës eshte detyrimi per te kaluar me konsensus reformat e rëndësishme, pasi ato nuk mund te jene te qëndrueshme pa gjithëpërfshirje. Por mesazhi kryesor sipas bregut i drejtohet shumicës qeverisëse te ciles qytetaret nuk i dhane 84 mandate, por shumicën e cilësuar e fitoi duke blere vota. Bregu, e cila ka qene nje prej deputeteve skeptike ndaj bojkotit, pranon se kjo strategji solli rezultatet e veta ne raport me kauzat e Partisë Demokratike; megjithatë per Bregun aksioni opozitar duhet te jete i shtrire ne disa fusha. Ne 19 janar, fillon punen parlamenti dhe çështja e pare qe opozita pritet te ngrejë është fillimi i punës per zbatimin e rezolutës e veçanërisht për zgjidhjen e çështjes se personave me rekorde kriminale ne poste te larta drejtuese apo parlament.